Gazetarja Klodiana Lala ka folur për ekzekutimin e 66 vjeçarit Behar Sofia mëngjesin e sotëm.

Ajo është shprehur se Sofia ishte i përfshirë në fushatën elektorale në zonën e Kombinatit, ndërsa pritej të “hapte thesin” për fushatë.

“Viktima ka shfrytëzuar të gjitha lidhjet e tij në politik dhe biznes për të pastruar dosjet penale edhe pse policia ka pasur rekordet të tij kriminale. Kishte të afërm të tij në Policinë e Shtetit ka lidhje familjare me persona në poste kyçe. Ishte i përfshirë në fushatë elektorale në zonën e Kombinatit, kjo është arsyeja pse ishte regjistruar si banor i rrugës së qelqit se për cilën parti politike nuk marrë përsipër ta them se nuk kam dokument ta them. Pritej të hapte thesin me para. Kam të dhëna nga policia se ishte përfshirë në fushatë elektorale”, tha Lala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu