Ditët e fundit autoritet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar një ulje të shifrave të reja pozitive dhe vdekjeve nga Civid-19. Lidhur me këtë fakt qeveria aktuale pritet të miratojë heqjen e orës policore si dhe zgjatjet e orarit për lokalet e gastronomisë.

Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Gazetën Express bëjnë me dije se ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Orari i punës për gastronominë do zgjatet nga ora 20:00 që është aktualisht, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.

Me masat e reja, lehtësim do të ketë edhe për veprimtaritë e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve, deri në 30 për qind të përfaqësues së kapacitetit të hapësirave. Masë tjetër që pritet të miratohet është se nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike me më shumë se 30 persona.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se pas rënies së numrit të rasteve pozitive dhe kalimit të shumicës së komunave nga zona e kuqe në zonën e verdhë apo të gjelbër, ka ardhur momenti për lehtësim të masave.

Pasi shumica e komunave të cilat kanë qenë të kategorizuara në zonën e kuqe kanë kaluar në zona të verdha apo të gjelbërta dhe duke marrë parasysh që këto masa kanë dhënë rezultate pozitive, pasi numri i rasteve pozitive është në rënie e sipër, po ashtu pasi masat nuk janë rishqyrtuar për një kohë të caktuar, mendojmë se ka ardhur momenti që të ftohet takimi ndërinstitucional për rishqyrtim të masave. ”, ka deklaruar Ibrahimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu