Përgatitën: Stelina Fekollari dhe Bjorgi Hamiti

Një tjetër zonë problematike e qytetit mbeten lagjet dhe unaza jugore e Elbasanit. Stafi i infoweb.tv realizoi një vëzhgim në këtë zonë duke evidentuar këto problematika. Banorët u shprehën se mungesa e ndriçimit ishte nje shqetësim i madh për to, duke u kthyer në një ndër faktorët kryesore për shkaktimin e aksidenteve në këtë zonë. E vetmja gjë që kërkohet është ndërhyrja e institucioneve për të shmangur aksidente e problemet e tjera. “Në përgjithesi nuk ka probleme madhore,perveçse ndriçimit.Siç shihet qartë mungon ndriçimi ky është problemi ynë më I madhë sidomos ne netët e vona,kemi frikë të kalojmë.

“Ajo që kërkojmë nga institucionet shtetërore ështe ndërhyrja e tyre”,u shpreh njeri nga banorët e zonës. Mungesa e ndriçimit n rrugët e kësaj zone po kthehet në një problem madhor dita-ditës. Pamjet e mëposhtme do të paraqesin më qartë këtë mungesë të kësaj lagjeje në pritje për tu rregulluar.

‘Burimi I vdekjes” në Elbasan mungojnë sinjalistikat. Dita- ditës dëgjojmë aksidente tragjike në unazën e qytetit të Elbasanit. Ruga e unazës ndër vite ka qenë një burim aksidentesh e kjo për shkak të mungesës së sinjalistikave rrugore. Edhe pse ditët kalojnë autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar aksidentet në “Rrugën e vdekjes”. Duhet theksuar fakti që nga kryqëzimi I luleve deri në fshatin Labinot mungojnë sinjalistikat rrugore si tabelat, vijat e bardha për këmbësoret e shumë të tjera. Banorët e zonës u shprehën se kjo rrugë do të mbetej frika e tyre më e madhe. Për të kaluar këtë segment me dy korsi të lagjes “Emin Matraxhiu”, qytetarët janë të detyruar të kalojnë pa sinjalistika duke rrezikuar jetën e tyre.

“Është e frikshme, kalojmë çdo ditë, fëmijët shkojnë në shkollë, kanalizme ka kudo.Bëjmë thirrje për këtë rrugë të bëhet diçka”, u shpreh një qytetare. Qytetarët shprehen qartë se dhe një tjetër problem shqetësues mbeten dhe kanalizimet. Janë përhapur kudo, duke shkaktuar ndotje në këtë zonë,e në këtë periudhë ku higjena ëshë kryesore për shkak të problemeve të mëdha nuk ka më as higjenë në këtë zonë.

Nëpërmjet stafit të infoweb.tv qytetarët bëjnë thirrje për zgjidhjen e këtyre problemeve me pasoja fatale.Ata ndihen të rrezikuar,të frikësuar në pritje të ndërhyrjes së institucioneve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu