Një burrë dhe një grua që thonë se nuk kanë para për t’u ndarë në gjykatë, përfunduan në polici jo për sherret mes njëri- tjetrit. Por nga dashuria për djalin, fryt i një martese 10 vjeçare . Policia I tha jo zyrtarisht gazetasi.al se babai I djalit nuk e ka duruar dot faktin që ish bashkëshortja e linte ndonjëherë vetëm të birin dhe ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu që të këshillonin ish partneren. Por të njësoj ka vepruar edhe ish gruaja , që insiston se I shoqi duhet të punojë e të mos merret me jetën e saj.

Për ta vënë në pozitë të vështirë ish partneren, I shoqi ka treguar telefonatat dhe mesazhet me të , madje dhe komunikimet e gjata mes tyre që tregojnë se si ata e zgjidhën lidhjen me marrëveshje, pa ju drejtuar gjykatës derisa secili të siguronte ca të ardhura për padinë.

Ndërkohë prej muajsh ata janë sjellë me fëmijën sikur në fuqi të kishte një vendim gjyqësor bëjnë me dije burimet e policisë që shprehen të habitura me përpikmërinë që ka ndjekur secili prej tyre për mbajtjen e fëmijës , e njëkohësisht me vigjilencën e të atit që I biri të mos mbetej asnjëherë vetëm.

“Jam në palestër dhe djalin e kam lënë vetëm në shtëpi”. Kjo fjali ka rezultuar mjaftueshëm si shkak për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe të dërgojë në polici një çift ish bashkëshortësh. 40 vjeçari është mbrojtur nga akuzat e gruas duke rrëfyer në komisariatin nr.1 se prej muajsh sa herë e telefononte D.K ajo nuk ndodhej në banesë dhe përherë I tregonte se djalin e kishte lënë në shtëpi.

“Ishte ora 20.30 dhe bisedova në telefon me ish gruan dhe kur e pyeta ku gjendej dhe mu përgjigj- jam në palestër, djalin e kam lënë në shtëpi” . Por gruaja nga ana e saj insiston se është kërcënuar nga ish bashkëshorti ndonëse ky I fundit kundërpërgjigjet se I biri është vetëm nëntë vjeç dhe çdo herë ja kishte lënë si porosi “ sa herë të dalësh sille djalin tek unë’. Çifti sipas burimeve të gazetasi.al jeton prej një viti e gjysëm të ndarë , por nuk I ishin drejtuar ende gjykatës me padinë përkatëse. Sipas burimeve nga policia ata po aplikonin gjatë kësaj kohe një vendimarrje personale, që e respektonin bazuar në fjalët e secilit.

“Nga e hëna në të premte djali jeton tek e ëma, të shtunë të dielë e mbaj unë”- detajon në polici 40 vjeçari që shtjellon më tej për uniformat blu se ndarja e tyre ndodhi për shkaqe financiare.

“ Konstatova gjatë muajit të fundit se ish bashkëshortja e linte djalin vetëm dhe herë pas here debatoja në telefon për këtë gjë”

Por 33 vjeçarja jep një version krejt tjetër për policinë. “Tim bir e lë vetëm jo më shumë se 30 minuta në ditë, kurdoherë që zbres për të kryer pazaret e shtëpisë. Plus që kam blerë një aparat që e monitoroj dhe çdo shkëputje e shkurtër është bërë me mirëkuptimin e djalit” . Por e reja i tregoi policisë se shkak I ndarjes së tyre dhe vendimit për t’i dhënë fund martesës ishin veset e të shoqit.

“ Im shoq pinte alkool, im shoq luante bixhoz, ishte alkolist dhe u rëndua gjatë pesë viteve të fundit . Madje për këtë gjë nga gushti i 2019-ës deri në gusht të 2020-ës isha me urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Është e vërtetë ne nuk I jemi drejtuar gjykjatës për arsye financiare pasi gjyqi kushton” mësohet të ketë dëshmuar në polici nëna e 9 vjeçarit. Policia thotë për gazetasi.al se nuk e ka vlerësuar ende se për çfarë vepre do ta refrojë çështjen në prokurori, aq më tepër që sipas marrjes së dëshmive të mëtejshme është konstatuar që gjatë kohës që gruaja shkonte në punë për fëmijën çdo paradite kujdeset I ati.

Por ky nuk është rasti I vetëm. Një 43 vjeçar edhe ai I ndarë I tha policisë gruaja kishte lënë vetëm të bijën 12 vjeçe. ‘Shkova në shtëpi në orën 23.10 minuta. Ime bijë ishte në banesë . Ish gruaja ime bën një jetë të shthurrur , qëndron jashtë në lokale dhe shoqërohet me persona me precedent penalë’. Por ndonëse e ka mbajtur shënim denoncimin e A.H, mësohet se agjenti me inicialet F.M e ka paralajmëruar ish bashkëshortin të thotë të vërtetën duke qenë se nga covidi rezulton që baret mbyllen gjatë mbrëmjes. Por kallzuesi nuk ka hequr dorë nga qëndrimi I tij. Për këtë ai kërkon që të pyetet djali I mitur që jeton me të . Fëmija ka folur njësoj si I ati duke tregua I shqetësuar se tij jeton e vetme çdo herë kur e ëma del nga banesa. ‘ Këto janë grindje të rriturish për fëmijët shton efektivi I policisë për gazetën Si, dhe ka raste kur njëri prej tyre egzagjeron dhe ka një qëllim të fshehur , mbasi dështojnë për të takuar ish partneren e shohin policinë si të vetmen shpresë që mund t’i ndihmojë për takimin. Por sidoqoftë ne jemi të detyruar që të marrim çdo denoncim” mbyll qëndrimin e tij agjenti për gazetasi.al .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu