Letra që një 7-vjeçar ka shkruajtur për mësuesen e tij ka pushtuar të gjithë rrjetin në SHBA.
Letra u bë publike nga mësuesja e tij, ku shkruante se donte që mami i tij të mos kishte kurrë celular. Shënimi i shkruar me dorë u shoqërua me një vizatim të një smartphone me një shenjë X sipër dhe një fytyrë të trishtuar.
Gjithçka filloi kur Jen Adams Beason, një mësuese e shkollës fillore në Luiziana dha një detyrë shtëpie, duke u kërkuar nxënësve të saj të shkruanin për një shpikje që nuk u pëlqente dhe pse.
“Unë e urrej telefonin e mamasë time dhe uroj që ajo të mos ketë kurrë një të tillë. Ky është një zakon i keq“, shkruhet në letër.

Kjo është një situatë që mund të prekë çdo familje të ditëve të sotme, ku shumë prej punëve vazhdojnë edhe në shtëpi apo një pjesë e fëmijëve e prindërve qëndrojnë më shumë seç duhet në telefon, I-pad apo kompjuter. Teknologjia ka krijuar një distancë, mur të padukshëm mes prindërve dhe fëmijëve duke e zbehur këtë marrëdhënie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu