Policia e Skraparit ka vënë në pranga  një 46-vjeçar pasi pas një kontrolli kryer nga efektivët, është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Sakaq policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh dhe një aparat celular.

46 vjecari akuzohet për “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

Njoftimi i policisë:

Organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Sekuestrohen një sasi lekësh dhe një aparat celular.  

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. L., 46 vjeç, banues në Poliçan, pasi është kapur në ambientet e lokalit të tij duke ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të pa lejuara”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu