Vajza e Lefter Zhidrus, po negocion përmes telefonit me të atin për ta bindur që të dorëzohet.

Por nëse nuk dorëzohet, RENEA mund të ndërhyjë edhe me gaz lotsjellës për ta neutralizuar në banesë.

Lefter Zhidru është me origjinë nga zona e Xarrës, Sarandë. Prej rreth 5 vitesh ai kishte ardhur nga Saranda në Elbasan.

Në lagjen ku jeton në Elbasan, i moshuari njihet si tip problematik. Prej orës 13:00 të ditës së sotme kur nisi konflikti me gruan dhe që më pas qëlloi në drejtim të policisë, i moshuari vijon që të qëndrojë në banesë duke mos pranuar që të dorëzohet.

Nga të shtënat e tij me kallashnikov u plagosën dy të rinj, kalimtarë në lagje ku po vijon ngjarja e rëndë.

Nga sulmi me armë drejt policisë ai plagosi të rinjtë Adenour Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Saraçi 22 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu