Thonë që nëse ke një ëndërr të vërtetë, ajo do të realizohet pa marrë parasysh çfarë, dhe modelja spanjolle Marian Avila e dëshmon këtë. Një vajzë e vogël me sindromën Down, i ka hapur rrugën karrierës së saj si modele, pavarësisht faktit se shumica e njerëzve me një diagnozë të tillë ngurrojnë të kërkojnë punë.

Që fëmijë, Mariam ëndërronte të pushtonte botën e modës dhe të merrte pjesë në sfilata. Nuk kishte asgjë që ta ndalonte vajzën të arrinte ëndrrën e saj, as sindroma Down.

Në 2016, ajo përfundoi një kurs profesional në një shkollë modelimi ku kishte studiuar për 6 muaj. Në të njëjtin vit, ajo debutoi si modele në një shfaqje bamirësie nga stilistja Lina Lavin, e cila u mbajt në Madrid.

Marian pëlqente të vishej dhe të dukej elegante. Ajo ishte e dashuruar me veshjet e mbrëmjeve, që i sillnin shumë gëzim.

Ëndrra e saj ishte të ecte në pasarelë, në një nga Javët e Modës. Dhe kjo ishte destinuar të realizohej.

“Në prill mora një letër ku thuhej se stilistja Talisha White, dëshironte që unë të isha modelja e saj në Javën e Modës në New York, më 8 shtator 2018. Nuk mund të ndaloja së qari nga emocionet. Ëndrra ime u bë realitet. Ajo datë po afrohej shpejt, sa herë që e mendoj më bëhet një gungë në fyt dhe më vjen të qaj”, thotë Marian.

“Asnjëherë nuk kam menduar që  një vajzë, pa më njohur mua, do të besonte në mua, në përpjekjen time. Ajo është engjëlli im”, u shpreh e lumtur vajza.

“Ka qenë shumë emocionuese. Nuk kam fjalë. Ishte një ëndërr. Doja t’i tregoja të gjithë botës së nuk ka pengesa nëse ke një ëndërr”, tha ajo, ku gjithashtu tregoi se donte të falënderonte personalisht Talishan pas shfaqjes, por ajo u emocionua gjatë takimit të tyre dhe filloi të qante.

Kjo eksperiencë i hapi dyert e industrisë së modës Marian. Ajo tani është 23 vjeç, jeton në Benidrom, Alicane, Spanjë dhe është imazhi zyrtar i fushatës së re të Levi’s. Para kësaj ajo paraqitej në kopertinat e Vogue, The New York Times, Vanity Fair dhe Harper’s Bazaar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu