Detaji i luleve në veshje jo përherë është i pranueshëm nga të gjithë, e shpesh duket i tepruar, por ka raste kur veshja e ka gjithë bukurinë pikërisht tek lulet.

Disa nga vajzat e ekranit që e kanë veshur të parat janë Marina, Jonida, Marsela dhe Orinda. Nga secila kemi një sugjerim ndryshe dhe me siguri do e gjeni veten lehtësisht tek një prej tyre.

Marina ka veshur një fustan të ngushtë të shkurtër me lule të mëdha në një nga shfaqjet e “Klanifornia”.

Jonida po ashtu ka zgjedhur nje fustan me lule, por stili i saj është pak më ndryshe.

Marsela ka veshur një fund të zi me lule, ndërsa Orinda një bluzë me të njëjtin detaj.

Pranvera erdhi ndaj mos nguroni t’i shtoni garderobës një veshje me lule.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu