Vaksina kundër koronavirusit, e krijuar nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca, mund të rezultojë me rënie “të konsiderueshme” të përhapjes së virusit, kanë thënë shkencëtarët. Ndikimi i vaksinave në përhapje të koronavirusit, ka qenë një e panjohur e rëndësishme, e cila mund të formësojë të ardhmen e pandemisë. Studimi, i cili nuk është publikuar zyrtarisht, ka treguar edhe se vaksina vazhdon të ketë efekt kur njerëzit presin për të marrë dozën e dytë të vaksinës, transmeton BBC.

Doza e parë ka qenë 76 për qind efektive edhe tre muaj pasi vaksina është marrë. Mirëpo ndikimi në përhapje vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm. Nëse vaksina vetëm ju parandalon nga sëmurja e rëndë, mirëpo ende mund të merrni dhe bartni virusin, atëherë secili duhet të imunizohet, në mënyrë që të sigurohet mbrojtja.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfordit ka testuar pjesëmarrësit e studimit çdo javë, për të analizuar prezencën e virusit. Sipas studimit, nëse një person nuk ka qenë i infektuar, ai nuk e ka përhapur atë. Përgjatë studimit, numri i personave që kanë dalë pozitivë në virus, është përgjysmuar kur atyre u janë dhënë dy dozat e vaksinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu