Propaganda ruse në programet politiko-humoristikepo përpiqen të diskretojnë vasksinën e Covid-19, që po zhvillohet nga shkencëtarët e Oxford-it.
Mjetet e propagandës ruse tentojnë të shpërndajnë panik me pretendime qesharake se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë, pasi është prodhuar duke përdorur një virus shimpanzeje.
Ata ilustrojnë pretendimet e tyre me video e foto të maniuluara, siç ishte një pamje e kryeministrit Boris Johnson që ecte drejt kryemnsitrisë, por dukej si qenia fantastike ‘yeti’. Pamja komentohej me diçiturën: “Më pëlqen shumë vaksina e majmunit”.
Në një tjetër imazh tregohej një majmun me përparëse laboratori nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca – prodhues i vaksinës – me një shiringë të madhe në dorë.
Mediat britanike thonin se Rusia po përpiqet të diskreditojë vaklsinën britnaike për të shitur produktin e saj, të quajtur injeksioni Sputnik V.
Mbrëmë shefi i grupit AstraZeneca, Pascal Soriot dënoi përpjekjet e njollosjes.
“Vaksina jonë është shumë e ngjashme me vaksina të tjera, përfshi edhe vaksinën ruse, pasi të gjitha përdorin virusin e të ftohtit të zakonshëm nga njerëzit ose shimpanzetë. Ne nuk përdorim zhimpanze në punën tonë zhvilluese”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu