Pas Shkodrës dhe Vlorës, ditën e sotme ka nisur vaksinimi edhe në qytetin e Fierit. Prezent janë kryeministri Edi Rama dhe ministrja Ogerta Manastirliu.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, mjekët dhe infermierët në poliklinika dhe më pas në azile.

Janë 80 mjekë dhe infermierë që do t’i nënshtrohen vaksinimit dhe 55 të moshuar mbi 80-vjeç në azile.
Mjekja Silva Bino njoftoi një ditë më parë se pas Fierit, vaksinimit do të vazhdojë në Elbasan dhe Korçë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu