Në prezencë të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka nisur këtë paradite vaksinimi në Shkodër. Dozën e parë e ka marrë drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti.

Janë 1000 infermierë në Shkodër që pritet të marrin vaksinën Pfizer. Procesi i vaksinimit zhvillohet në ambientet e godinës së klubit sportiv Vllaznia.

Gjithashtu, edhe në Vlorë pritet që të nisë vaksinimi i stafeve mjekësore, ndërkohë që po bëhen gati ambientet e pallatit të sportit në këtë qytet. Mbrëmë mbërritën në vend 7020 doza nga “Pfizer”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu