Një forme e re  e koronavirusit po përhapet me shpejtësi në New York dhe besohet se mund të dobësoje efektivitetin e vaksinave.

Kështu shkruan New York Time, ndërsa citon dy studime të realizuara një nga Caltech dhe një nga Columbia. Varianti i ri quhet B.1.526.

Për shkak të gjendjes serioze të Covid-19, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi zgjatje të emergjencës kombëtare

“Covid-19 vazhdon të shkaktojë rreziqe të konsiderueshme për shëndetin dhe sigurinë publike në vend. Për këtë arsye emergjenca e shpallur në 13 mars 2020  do të duhet të mbetet në fuqi edhe pas 1 marsit të 2021”, shprehet ai.

Nga ana tjetër Kalifornia kalon 50,000 mijë viktima duke u bërë vendi i parë në SHBA me këtë numër të lartë, ndërsa 50% e rasteve me Covid janë përhapur në 44 qarqe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu