Emigranti shqiptar ka humbur jetën në Itali, si pasojë e infektimit nga Covid 19 në një moshë shumë të re. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Pirin Lleshaj nga zona e Mirditës i cili ka humbur jetën në mbrëmjen e 7 Shkurtit, duke lënë dhimbje pas te të gjithë të afërmit e tij.

Zona ku ai ka ndërruar jetëm Molia, sipas autoriteteve nuk kishte regjistruar më herët asnjë viktimë nga pandemia nën moshën 40 vjeçare.

Emigranti shqiptar ka lënë pas partneren e tij 25 vjecare dhe dy fëmijët e mitur. Sipas njoftimeve ai nuk kishte sëmundje të tjera ndërkohe që pas infektimit me COVID ishte në gjendje kritike për disa ditë radhazi.

Pas këtij rasti dhe disa infektimeve të tjera të qytetareve ne zone, autoritetet presin konfirmimin e analizave pasi dyshojnë se në zonë ka mbërritur varianti britanik i COVID i cili besohet se është më tepër ngjitës por edhe më argesiv në lidhje me pasojat që krijon në organizëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu