Ditën e sotme në Shqipëri është shënuar vdekja e parë e fëmijës së prekur me Covid 19.
Fëmija vajzë ishte vetëm 16 muajshe dhe raportohet të jetë nga qyteti i Durrësit.
Foshnja është shtruar pak ditë më parë në reanimacion ndërsa mësohet se kishte lindur me probleme shëndetësore dhe ka pësuar komplikacione.
Mësohet se fëmija ka pësuar një hemorragji dhe prej ditësh ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Një ditë më parë u raportua se, në Pediatrinë e QSUT-së ndodhen 10 të mitur të shtruar, pasi janë prekur nga koronavirusi.
Deri tani në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me Covid pas testimeve 30,623, ndërkohë që kanë humbur jetën 657 persona, ndërsa shifrat prej javësh tashmë njohin vetëm rritje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu