Një shqiptar ndërroi jetë në burgjet italiane. Viktima është 60-vjeç, ndërsa identiteti i tij nuk publikohet nga mediat italiane. Ai po vuante dënimin në një burg në komunën e Larino në Molise të Italisë. Shqiptari kishte rezultuar i infektuar me covid-19 dhe ishte dërguar në spital për mjekim për disa ditë. Por vetëm disa orë pasi doli nga spitali ndërroi jetë.

“Dyshimet janë se i dënuari ka vdekur si pasojë e arrestit kardiak, por kjo rihap temën e sigurisë shëndetësore në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe të vëmendjes së dobët që qeveria ka treguar, me vendimin për t’i bërë vaksinën e AstraZeneca, policive dhe të dënuarve”, tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës së policisë së burgjeve në Itali, Aldo di Giacomo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu