Pjesë e stafit të bashkisë në Librazhd, prej vitesh punonte në zyrën e Urbanistikës së këtij qyteti, Veli Dashi, ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të diele.

“Sërisht virusi tinzar godet rëndë qytetin, Bashkinë tonë dhe më gjerë, duke ndarë përgjithmonë nga gjiri i familjes, nga administrata, nga rrethi i gjerë shoqëror e miqësor, njeriun, që për 40 vjet i dha komunitetit mundin, djersën, përkushtimin, idetë, vizionin për një qytet me petspektivë urbane dhe të bukur”, – u shpreh Bashkia e qytetit të Librazhdit, përmes një mesazhi ngushëllimi.

Kujtojmë se më herët ishte i infektuar edhe kreu i kësaj bashkie, Kastriot Gurra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu