Një përplasje live ka ndodhur mes vëllait të 15-vjeçares së abuzuar seksualisht në Babrru me mamanë e njërit prej të rinjve që e ka përdhunuar, të dy fqinjë.

E ëma e 20 vjeçarit, përmes një bisede në news24, ka mohuar akuzat duke thënë se djali i saj me 15-vjeçaren kanë qenë shokë, dhe se Abazi mund ta ketë alkolizuar.

Mirëpo, nga ana tjetër vëllai i të miturës ia ka përplasur në fytyrë gruas, duke i përmendur fotot intime të 20-vjeçarit me 15-vjeçaren, si dhe kërkesën për të tërhequr denoncimin.

Pjesë nga debati:

Vëllai: Me prindërit e komshiut 20-vjecar dhe ky ka abuzuar me motrën. U takova në kafe më kërkoi tërheqjen e denoncimit, më thanë ka qënë i dehur..pa vetëdije. Unë i thashë që fotot dhe filmimet si i kanë bërë?

E ëma: Djali im nuk ka përdhunuar njeri, jam e sëmurë me tension djalin ma ka gënjyer ai (Abasi), ma ka marrë, ma ka dehur i ka dhënë me pi. Nuk kam takat me fol sot, jemi familje e rregullt. Goca vetë ka thënë me Klajdin nuk kam gjë, e kam thjeshtë shok.

Vëllai : Boll ti! Motra ime e zhveshur në krevat me djalin tat, më ka ardh foto si thua ti nuk e di, e ka pranuar motra ime që e ka përdhunuar ai, i ka treguar të gjitha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu