Në një Europë  “të uritur për vaksina”,  por edhe të pasur me para ka bërë që shtetet të bëjnë tregti me njëra-tjetrën, duke blerë vaksina nga Rusia dhe Kina.

New York Times  ka publikuar një artikull për fushatën vaksinimeve në Kontinentin e Vjetër, duke theksuar se në mes të konfliktit të përshkallëzuar të vonesave të vaksinave të BE-së, shumë shtete anëtare po largohen nga  kjo strategji e përbashkët, e cila deri më tani ka provuar të jetë jo-efektive.

Sipas raportit, situata ka çuar në shfaqjen e një tregu të madh të zi – ose të paktën gri -, me oferta që vijnë nga e gjithë bota, shpesh me çmime të kripura.

Brukseli ka frikë se marrëveshje të tilla mund të minojnë fuqinë blerëse kolektive të BE-së, duke prishur planin kohor për blerjen  e vaksinave në  27 vendet anëtare.

Dallime të tilla janë raportuar edhe në vendet e tjera. Holanda ka siguruar 600,000 doza Pfizer nga shtetet anëtare. Franca nuk ka bërë publike asnjë marrëveshje të mundshme, por kryeministri Castex e ka bërë të qartë se direktiva e Parisit është e qartë: “Nëse ka vaksina në dispozicion, ne do t’i blejmë ato menjëherë”.

Hungaria, nga ana e saj, ka miratuar dhe blerë në mënyrë të njëanshme vaksinat ruse dhe kineze, ndërsa Kroacia dhe Republika Çeke po mendojnë të njëjtën gjë, me kryeministrin e këtij të fundit, Andrei Babis, duke theksuar se ai ka marrë propozime nga shitësit në Dubai dhe vende të tjera.

Në fakt, sipas NYT, propozime të ngjashme ka pasur edhe për anëtarë të vendeve të tjera, përfshirë Greqinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu