Një 17-vjeçare, nxënëse e shkollës së mesme u dërgua në shtëpi pasi mësuesja e saj u tha administratorëve të shkollës se veshja e saj – një fustan i zi me gjatësi deri në gju, me një dantellë mbi një jakë të bardhë me mëngë të plota, ishte e papërshtatshme.

Karis Wilson, nga Kanadaja, u u nxorr papritur nga klasa të Martën në shkollën e mesme të NorKam në Kamloops, British Columbia dhe u shoqërua në zyrën e drejtorit, sipas babait të saj, Christopher Wilson.

Wilson postoi një video në lidhje me incidentin në Facebook, ku u bë virale. Që nga e premtja, videoja është parë më shumë se 77,000 herë. Ajo ka gjeneruar më shumë se 1,300 reagime dhe gati 740 komente. Ndërkohë, lajmi është bërë viral nga DailyMail, që ka dashur të kontaktojë me mësuesen, por ajo nuk ka pranuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu