Nëse do luaja me tituj librash në ka një, dhe vetëm një për të cilin mund të mendoj kur i referohemi aktualitetit shqiptar është “Krim e Ndëshkim”.

Kur përmendim Dostojevskin kemi përmendur dhe të gjitha fenomenet që trajton në veprën e tij, problematikat sociale, filozofike, ideologjike dhe përballë të vjen imazhi i një Raskolnikovi që u bë Kryeministër në realitetin shqiptar falë kushteve të demokracisë dhe dorës së një nëne ndërkombetare identiteti i së cilës mbahet i fshehtë, dhe po shndërrohet në një armë asgjesimi në masë, rrezik potencial për shqipërinë dhe shqiptarët, kërcënim për njerëzit.

E tani ka marrë rolin e plakës që donte të vriste, plakës gjobvënëse për të shpëtuar veten dhe familjen e bandën e vetë nga sistemi që krijoi me duart e veta.

Ndërkohë kemi autorin e veprës, Fatos Dostojevski i cili e dënon dhe justifikon personazhin e tij, dhe zgjedh të ecë perkrah tij me një opinion. Ndërsa aty në popull ai protagonisti, po ngre kultin e Raskolnikovëve të rinj, të drogës, prostitucionit dhe të njëmijë e një punëve të zeza, të një sistemi shkatërrues për Shqipërinë dhe shqiptarët. Si arritëm deri këtu? Fatos Dostojevski pasi bëri analizën e gjendjes së personazhit në momentin më të tensionuar të jetës së tij, më të turbulltën i dha mundësinë për të kryer krimin. I duhej një rebel. Vrasja ideore e Raskolnikov Ramës është vrasja e ideologjisë demokratike për të rilindur sistemin e etërve të tij që ndoshta i urrente aq shumë saqë përfundoi duke e dashur më fort idelogjinë e së shkuarës, për t’u bërë një nga ata, diktatorët e kamufluar bashkëkohorë me tërë urrejtjen që ka për popullin shqiptar.

I gjendur nën pushtetin e idesë së vet, ai tashmë e ka futur veten tek njerëzit “e jashtëzakonshëm” duke u shndërruar në një kërcënim për lirinë e masave dhe mirëqenien e tyre, duke ringritur kulte skllavërimi në kushtet e varfërisë dhe ekstremiteteve të shtresave shoqërore. Tanimë duke u bërë me të fortët të cilët dikur i urrente. I urrente sepse skishte forcën e tyre. Tani luan lojën e tyre dhe nuk ngopet së sakrifikuari popullin të cilin kinse do ta drejtojë dhe edukojë, kinse po vëtësakrifikohet aq sa e quan veten gomar. Një gomar që thuaji ç’të duash por nuk kupton, ama punon, se kot, se plot, ngarkesën posht e lart e çon, ku ti thonë.

Fatos Dostojevski si autor i veprës plot frymëzim negativ, perdori Raskolnikovin si armë ndëshkimore ndaj Shqipërisë dhe atyre shqiptarëve që e lanë të pakënaqur. Dhe ja ku jemi sot.

Prandaj, po të ulemi në realitetin Shqiptar ajo që kuptohet është se platforma juaj nuk pati asnjë qëllim më shumë se sa nxitjen, favorizimin e krimit dhe ndëshkimit të të dobtëve, të të pafajshmëve apo kokulurve që thonë me shtetin e zjarrin mos u kruaj se janë të pafuqishëm për më shumë.

Pse?!

Sepse e vetmja filozofi e tij mbi Shqiperine dhe shqiptaret qe kur more kryesine ka qene perkufizuar me fjale dhe vepra ne keto dy terma: Krim e ndëshkim! E vetmja politikë e aplikuar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, me në krah krimin dhe fuqi ndëshkimin! E më vjen ndërmend fjala, burg, gjobë! Nga ku hynë njerëzit e dolën kriminelët. Gjoba nga ku sistemi juaj ofron me shumicë. Shpërblime e vlerësime, ah ato me pikatore ose aspak.

Do të mbaheni mend si kryeministri që mendoi më shumë si të ndëshkonte shqiptarët për t’i ç’edukuar njekohësisht nëpërmjet sistemit të gjobvënies. Siç keni parashikuar dhe në prag të zgjedhjeve, të falen. Sepse kjo mund të përkthehet votë! Ata që e paguajnë ska gjë, janë rë marrë ose të nxituar.

Duket si qeveria e banditëve që mendon se si të zhvasë e shfuqizojë njerëzit. Ose të zhduken nga sytë këmbët e të marrin udhën drejt emigrimit. Ju do të mbaheni mend por…

Do të mbaheni mënd si kryeministri artist që ishte kreativ vetëm si e si të bashkëpunonte me oligarkët kinse për të ndërtuar Shqipërinë, por qëllimet e ngushta ishin vetëm mbushja e xhepave, së bashku me tenderat pa procedurë, bashkë me sistemin e mitmarrjes të reformuar në stilin tuaj te “rafinuar”. Si asnjë lider më parë.

Do të mbaheni mend si Kryeministri që favorizoi më shume klientelizmin kombëtar e ndërkombëtar me marveshjet e fshehta duke e ndarë Shqipërinë në llokma për oligarkët, sheikët e bosat e huaj së bashku me klanet mafioze, ishalla të qëndrojnë në lojën e përqindjes.

Do mbaheni mend si kryeministri ndaj të cilit populli protestoi më shumë dhe përgjigje ishin injorimi, dhuna dhe përdhunimi në të gjitha nivelet, verbal emocional e fizik nëpërmjet ragimeve mediatike dhe shoë-ve pafund, asnjë zgjidhje reale.

Do të mbaheni mend si Kryeministri që nxiu qiellin e Shqiptarëve dhe rëndoi klimen e cilesinë e jetesës.

Këtë e dëshmojnë rritja e numrit të abuzimeve brënda familjeve. Rritja e numrit te vjedhjeve. Rritja e numrit te te larguarve. Rritja e numrit të vrasjeve. Rritja e numrit të abuzimeve në çdo sektor shteteror përfshi dhe pronat publike private. Rritja e borxhit publik. Ulja e mirëqenies. Nxitja e korrupsionit në sistemin shëndetësor. Nxitja dhe rritja e trafikimit të qenieve njerëzore dhe lendëve narkotike, veçanerisht në periudhen e pandemisë që e vure në funksion tënd se të erdhi për shtat e na e përdor dhe për fushatë.

Rritja dhe nxitja e varfërisë që prodhon konceptin e skllavërimit të popullit për një kafshore bukë që e hanë duke të namur në çdo përtypje. Rritja dhe nxitja e grupeve kriminale që përpos punëve të tyre tanimë kanë të drejta të plota të ushtrojnë ndikimin e tyre mbi institucionet ligjvënëse dhe ligjzbatuese po aq sa dhe të terrorizojnë popullin dukë bërë fushatën in black.

Të gjithë po e thonë, dëgjon apo sdëgjon ti, që çti bëjmë PS-së kanë vënë shum lekë nga punët e pista dhe po hedhin lekë të paparë për fushatë, biseda këto në sfond kafeje që dëgjojmë çdo ditë nga tryezat përreth bareve, nga të demoralizuarit që stë duan, thjesht po ti trasmetojmë bruto të papërpunuara. PD dhe LSI spo hidhen fare me lekë. Nëse ti ke 16-fishuar pasurinë tënde dhe përzure mbi gjysëm miljoni shqiptarë, imagjino ç’mund të bësh me një mandat të tretë.

Ti, kryeministri që si dhe asgjë të bukur shqipërisë, por si thoshe mileti kur erdhe në pushtet, duhet një psikopat që ta bëjë shqipërinë duke torturuar dhe popullin. Jo mo jo, Shqipërinë nuk e bën dot psikopatia, por burrnia! Sepse me gjithë resurset që ka Shqipëria e bëjmë vetë, dhe të tundet bota e të mendojë mirë kur të kalojë në Shqipëri. Por mjerisht as ti nuk ishe i duhuri.

Ti e di më mirë se të gjithë ne këtë ndaj i je qepur të vetmes platformë që të mund të sigurojë mbijetesën në xhunglën që ke krijuar, krim e ndëshkim. Dhunë e presion mbi Shqiptarët. Ata që të dhanë statusin dhe besimin. Por në moshën e teknologjisë dhe informimit të lirë, shqiptarët mos i mendo më të verbër, ta dinë tashmë dhe strategjinë e komunikimit dhe forcën e argumentit e si e pse e thua. Janë trajnuar mjaftueshëm. Je duke dhenë shfaqje e koncert vetëm për vete dhe shokët e tu, sepse jemi të bindur që përgjigjen e vërtëte do ta marrësh më 25 prill.

Pasi populli të ketë festuar edhe 1-prillin me ty, siç e do ti. Nëse po ndjek moton paguaj që ta kesh, për statusin KM, këtë herë popullin nuk e blen dot. Nuk e skllavëron dot më sepse në Shqipëri ka ardhur koha të dalë dielli dhe të hapet qielli, të ngrohet toka dhe në pranverë të shkulen barërat e këqia, që po i marrin vlerat tokës shqiptare.

Uroj që me këtë rigjallërim të keni frymëzim të merrni një telajo dhe të pikturoni për të shijuar pensionin tuaj. Pse jo të shijonim dhe një ekspozitë tuajën në Pranvere 2021 në ndonjë Galeri Gjermane. Ose, ose, të lexoni Frojdin “Pertej parimit të kënaqësisë”. Unë, të them të drejtën, se lexova. E mora, e pash dhe thash; spo e lexoj, sepse përtej parimit të kënaqësisë qëndron dhuna! Dhe kujtoni çka i bëtë shqiptarëve në tetë vite. S’do ta pranoni kurrë publikisht por rëndësi ka që e di vetë ti me veten. As nuk duam të na e thuash me zë.

S’ka përkufizim më të mirë për ju. Kënaqësia juaj është dhuna dhe vuajtja e shqiptarëve. Shtypja, skllavërimi. Mjafton të kujtojmë dhunën verbale mbi popullin, dhunën administrative po aq sa dhe atë fizike nëpërmjet duarve të të tjerëve, veçanërisht policisë. E të na kujtohet psikopatia, që përkufizohet si dëshira për të arritur gjithcka synon pa konsideruar të tjerët deri në sakrifikimin e tyre për interesa të ngushta personale. Ke shkelur mbi shqiptarët Raskolnikov Rama.

Edhe Hitleri ishte “artist” por prodhoi luftën më të egër ndaj qënies njerëzore duke dalë dhe mbi krijimin e Zotit. Zoti vëntë dorë! Artisti sjell emocion dhe provokon sensin e të bukurës tek shoqëria. Promovon vlerën dhe virtytin jo krimin dhe ndëshkimin! Arma e vetme e shqiptarit është vota. Ç’të bënë shqiptarët që si deshe aq shumë?!

Ndërsa për shqiptarët vlen pyetja:

– Cili ishte krimi që i dha pushtet Raskolnikovit?

Vetëm kështu mund të fillojmë ndëshkimin për krimin deri më 25 prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu