Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ku sot do të prezantojë dy kandidatë.

“Konferencë për media për prezantimin e dy kandidatëve nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të Shqipërisë. Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo konferencë do të organizohet në zyrën e LVV Shqipëri, në adresën: Rruga “Hoxha Tahsim”, nr 105, kati 2, Tiranë (pranë Optika Roma – 200 metra mbi Pazarin e Ri)” mbyllet njoftimi i degës së Lëvizjes Vetëvendosje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu