Ish-trajneri i përfaqësueses amerikane të gjimnastikës, John Geddert i jep fund jetës së tij. Ngjarja ndodhi ditën e enjte menjëherë pasi u mësua për ngritjen e akuzave ndaj tij për abuzime s*ksuale ndaj gjimnasteve të tij në palestrën e tij në Michigan. Sipas policisë trupi i tij u gjet gjatë orëve të pasdites të së enjtes me Gedert që do të duhej të shfaqej para gjykatës në Kontenë e Eaton.

‘Është fundi i një historie tragjike për të gjithë personat e përfshirë-tha Prokurorja e Përgjithshme e Michiganit, Dana Nessel.

John Geddert u akuzua për një sërë krimesh. Përveç akuzës për abuzime s*ksuale, mbi ish-trajnerin rëndojnë edhe ato për trafik të qenieve njerëzore dhe për organizatë kriminale. Po kështu, John Geddert ishte i përfshirë edhe në skandalin që çoi në dënimin me 60 vjet burg të ish-mjekut të skuadrës amerikane të Gjimnastikës, Larry Nassar.

‘Nuk kishim asnjë të dhënë se Geddert kishte ndërmend të arratisej apo të ishte një rrezik për veten apo të tjerët-tha një zëdhënës i Prokurores-ishim në kontakt me avokatin e tij dhe ai na siguroi bashkëpunimin e tij’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu