Fluks qytetarësh për të përfituar nga shërbimet që ofron Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Elbasan.

Me ardhjen e drejtorit të ri është rritur më tej shërbimi ndaj qytetarëve.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës në është një agjenci qeveritare e krijuar për të adresuar çështjet e legalizimit, kthimit dhe regjistrimit të banesave dhe të gjitha pronave të paluajtshme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Agjencia u formua me ligjin Nr.111 / 2018 të Parlamentit Shqiptar që rezultoi në bashkimin e ALUIZNI, Autoritetit Kombëtar të Strehimit dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Drejtori aktual i tij është Mariglen Disha.

Sipas Z.Mentor Tola Nëndrejtor i Kadastrës çdo shërbim që iu ofrohet qytetarëve ka një afat kohe të caktuar. Aplikimi për një procedurë mund të kryhet online dhe feedback-un e këtij aplikimi arrin t’a marrësh po online.

Duke marrë parasysh faktin që të gjithë qytetarët janë të pajisur me smartphone e kanë më të thjeshtë aplikimin online, kështu edhe në këtë kohë pandemie evidentohen edhe grumbullimet e qytetarëve.

Ndërkohë qytetarët shprehen se janë mjaft të kënaqur me shërbimet që iu ofrohen në këtë institucion.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu