Artistja e njohur shqiptare Vikena Kamenica ndodhet prej një muaji në Francë, ku do të realizojë operën “Madama Butterfly” në kushte ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë.

Vikena interpreton rolin e Suzukit, me të cilën është prezantuar edhe më herët në Tiranë. Në një intervistë për “Wake Up”, rrëfeu vështirësitë që hasi për të shkuar deri atje.

E pashë që Franca po kalonte në krizë, aplikova për vizë. Jam ndjerë shumë keq në atë periudhë dhe e mendova të mbyllur e thashë që kjo nuk do bëhet. Është një përshtatje e këndshme sepse unë kam pasur fatin që ta këndoj “Madama butterfly” me Ermonela Jahon në Shqipëri. Që kur filluan provat e para, më erdhën si deja vu të gjitha provat e shfaqjet që kemi realizuar me të.

Kasti është shumë i mirë, drejtuesit janë shumë të përzgjedhur. Ndihem shumë me fat. Është bërë një përshtatje që nga orkestra, është reduktuar dhe është bërë përshtatje muzikore për një orkestër më të vogël. Eksperienca është e bukur.Jo çdo e keqe shkon për keq, por njeh edhe forma të tjera të të realizuarit të operës”, tha Vikena.Ftesa për këtë bashkëpunim i erdhi pasi bëri një tjetër para disa vitesh dhe ia doli të kishte sukses për tu ftuar në operën që do të xhirohet në datën 5.

E pyetur për familjen ajo përgjigjet “Sa i përket vajzës,  i ka lënë përgjegjësi të mbajë macen. Ndërsa bashkëshorti bën batuta sa herë flasin duke i treguar macen “jam me këtë gjënë me lesh këtu”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu