Koronavirusi mund të jetë një kërcënim i vazhdueshëm për njerëzimin, pasi mund të qëndrojë në qarkullim përgjithmonë.

Paralajmërimin e jep Stephen Bancel, drejtori ekzekutiv i firmës farmaceutike amerikane Moderna, vaksina e së cilës është e dyta që ka marrë leje urgjente përdorimi në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian.

Në një konferencë ndërkombëtare për shëndetësinë, Bancel, citohet nga mediat, t’i ketë bërë firmave farmaceutike të vazhdojnë të zhvillojnë vaksina për të mbajtur situatën nën kontroll.

Këtë e besojnë edhe ekspertë të tjerë ndërkombëtarë të virologjisë, të cilët nisur nga veçoritë e Covid-19 thonë se virusi do të qarkullojë, edhe pse me një përhapje më të reduktuar falë edhe zhvillimit me kalimin e kohës të imunitetit të njerëzve dhe nga vaksinat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu