Viti i ri shkollor nis si të thuash “ters” në Elbasan.

Viti i ri shkollor nis si të thuash “ters” në Elbasan. Që në ditën e parë, një nxënës në vit të parë në gjimnaz si dhe një shitës librash kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Po ashtu edhe një mësues, që duke iu bashkuar rasteve të tjera të mëparshme, e çon në 6 numrin e arsimtarëve të prekur që aktualisht ndodhen në banesë të karantinuar bashkë me familjarët e tyre.

Ndërsa të prekurit e tjerë janë një punonjës i teatrit Skampa, një dentist, një punonjëse e drejtorisë së fondit të rimbursimit të ilaçeve si dhe një inspektor i zyrës së Mjedisit.

Të dhëna për Vitin e Ri shkollor në Elbasan

ZVA Elbasan ka në juridiksionin e saj  66 shkolla me drejtori me vete dhe 46 shkolla vartëse .

Regjistrimet në shkollat publike:

Femijë në klasat përgatitore 524 nga të cilët 86 ne fshat.

Nr i femijeve ne kopshte: 3880 nga te cilet 1391 ne fshat.

Nr i nxënësve ne 9-vjecare 13048 nga te cilet 5624 ne fshat.

Nr i nxënësve ne shkollat e mesme ( perfshi gjimnaze, socialkulutrore dhe profesionale )  4700 nga te cilet 567  ne fshat. Vetem ne shkollat profesionale kemi 1380 nxënës .

Ne klase te pare jane regjistruar 1394 nxenes nga te cilet 653 ne fshat.

Ne klasen e dhjete 2084 nxenes nga te cilet 185 ne fshat. Vetem ne shkollat profesionale  kemi te regjistruar  ne klase  te dhjete 375  nxenes.

Do te punohet me klasa te ndara ne  dy grupe  ne 33 shkolla 9-vj dhe 11 te mesme ( per shkak te numrit te madh te nxenesve ne klasa)

Ne klasa me 1 grup ne  71 shkolla 9-vj dhe 11 te mesme ( per shkak te numrit te vogel te nxenesve  ne klasa)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu