Orët e para të mëngjesit në Shqipëri do të jenë me vranësira të shumta.
Por në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore dhe qendrore. Ndërsa dëbora do të shfaqet në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu