Gruaja e Pelivan Sinanrrapajt, 57-vjeçari që vdiq disa ditë më parë pas plagëve të marra nga dhuna në Ballsh i është drejtuar shtetit me një apel për drejtësi.

Lumturi Sinanrrapaj thotë se burri i saj ditën e ngjarjes u ul në lokal, por jo me autorët.  Sipas saj ishin zënë për ‘fjalë burrash’ ndërkohë që ajo akuzon Gjykatën e Fierit se po tallet me familjen e saj.

Sinanrrapaj qartazi ka shprehur mesazhin se i do tre autorët  Fitmi Zekajn, Ferdinand Merajn dhe Festim Alimerkajn në burg, ndërkohë që asnjë prej familjarëve të tyre nuk e kanë kontaktuar.

”Burri doli të marrë fidanë për të jetuar. U ul në një tavolinë në një lokal, por jo me autorët. Me njërin kishte debatuar 2 javë më parë. Për fjalë burrash ishin zënë. Nuk e di çfarë ndodhi por kur burri po vinte në shtëpi e ndoqën mbrapa dhe e qëlluan.

Dua drejtësi. Nuk më ka kontaktuar asnjë nga familjet e autorëve. I njoh të gjithë.

Gjykata po tallet me ne. Të tre personat që  qelluan burrin i dua brenda në burg. Siç ështeë burri im në dhe, edhe ata të vuajnë dënimin.’- ka thënë Lumturi Sinanrrapaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu