Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burgim për Grisedo Kusin, i cili akuzohet se i ka marrë jetën teknikut të kondicionerëve, Indrit Çelaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit 2019.

Indrit Çelaj, 26 vjeç, nga Mallakastra, punonte në banesën e Bujar Kusit, babait të Grisedos. Më 22 gusht 2019, rreth orës 11 e pak minuta, Çela pati një debat verbal me të dy vëllezërit për rrjedhjen e ujit.

Ai i ka kundërshtuar dhe në një moment, njëri prej tyre ka nxjerrë armën, tip pistoletë dhe e ka qëlluar me plumb në kokë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu