Ka nisur në gjykatën e Vlorës seanca për dhënien e masës së sigurisë për vrasësin e dyshuar të Taulant Beqirajt (Gjikaj), e ndodhur disa ditë më parë.

Biznesmeni Hans Andi Jonuzaj, ka dalë para gjykatës, ku pritet t’i komunikohet masa e arrestit me burg, njësoj si kërkesa e prokurorisë ndaj tij.

Vrasja e Beqirajt, dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi që lidhet me trafikun e lëndëve narkotike, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ekzekutimin.

Ata janë Skendaj Grabani dhe Elton Hanaj që së bashku me Jonuzajn zbrazën breshëri kallashi në drejtim të Gjikajt, në një zonë mjaft të populluar të qytetit të Vlorës duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve të tjerë.

Në dëshminë e parë para hetuesve, i arrestuari Hans (Andi) Jonuzaj ka mohuar autorësinë. “Nuk e kam kryer unë krimin” mësohet të ketë thënë 44-vjeçari, i cili ka disa biznese në qytetin bregdetar.

Mësohet se pista kryesore mbi të cilën po hulumtojnë hetuesit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Viktima është një person me precedent të mëparshëm penali, i arrestuar për armëmbajtje pa leje gjatë një konflikti me armë mes bandave në qytetin e Vlorës në vitin 2017.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu