Një kanibal rus që vrau dhe më pas hëngri tre shokët e tij, është dënuar me burgim të përjetshëm. Eduard Seleznev, i njohur si ‘Kanibali Arkhangelsk’, pranoi se i kishte vrarë miqtë e tij me thikë kur ishin shumë të dehur dhe më pas kishte zier dhe ngrënë disa pjesë të trupit të tyre.

Viktimat të cilët nuk janë emëruar publikisht, ishin prerë nga Seleznev, i cili kishte ruajtur mishin që do të konsumonte në qese plastike, dhe kishte flakur pjesën tjetër në lumin e zonës. 51-vjeçari mësohet se ka vrarë dhe ngrënë mace, qen dhe zogj.

Kur trupat e të vrarëve më në fund u gjetën, policia tha se ishin në gjendje të kalbëzuar, pjesërisht të prerë, gjë që e vështirësonte indentifikimin e tyre. Kodi Penal rus nuk e përfshin kanibalizmin, kështu që 51-vjeçari u gjykua për vrasje dhe shpërdorim të pjesëve të trupit të viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu