Një 51-vjecar, i identifikuar si Muhamet Belba është arrestuar në Belgjikë pasi ishte shpallur në kërkim për një vepër penale të kryer në vitin 1993.

Ai vrau një grek me qëllim që ti merrte shumën e konsiderueshme të parave që mbante me vete dhe për këtë, Gjykata e Elbasanit e dënoi me 22 vite burg. Pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë për të kryer veprimet e tjera.

Njoftimi i policisë: Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit  të informacionit mes Interpol Tiranës, Departamentit të Policisë Kriminale dhe  autoriteteve  policore në Belgjikë u bë e mundur kapja me qëllim ekstradimi e një shtetasi të  shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol  Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore në Belgjikë, është bërë ekstradimi nga Belgjika drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Muhamet Belba, 51 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar këtë shtetas me 22 vjet heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”.

Shtetasi Muhamet Belba, në datë 17.02.1993, në Greqi, ka vrarë një shtetas grek, me qëllim grabitjen e një shume parash që kishte me vete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu