Një burrë amerikan ka pranuar se ka vrarë gruan e tij duke e goditur me thikë dy herë gjatë një debati në shtëpinë e tyre të pushimit në Francë dhe se ka hedhur trupin e saj në një pusetë uji. Billy Kruger, u akuzua për vrasje pasi trupi i gruas së tij 52-vjeçare u zbulua pranë pronës së tyre në bregdetin e Mesdheut, në jug të Francës.

Ai u tha hetuesve se kishte vrarë gruan e tij për t’u vetëmbrojtur dhe shtoi disa shpjegime të cilat nuk ishin të qarta për policinë. Policia franceze arrestoi Kruger në aeroportin e Touluse, ku ai po përpiqej të shkonte në Xhakartë, Indonezi, ku çifti jetonte.

Kruger u vu nën hetim zyrtar të dielën me akuzën e vrasjes dhe do të mbahet në burg, në pritje të një gjykimi. Para disa vitesh 50 -vjeçari kishte postuar një foto në Facebook me të shoqen kur ishin të rinj, në përvjetorin e martesës së tyre.