Një update i ri në WhatsApp do t’i mundësojë përdoruesve të vetë-fshihet një foto, video apo GIF pasi ia kanë dërguar dikujt në bisedën e chat-it. Veçoria quhet “Skadimi”, e ngjashme me një veçori të Snapchat, ku media e dërguar zhduket pasi është parë vetëm njëherë në bisedë. Gjëja e vetme që duhet të bëni për të fshirë është përzgjedhja e opsionit “shikoje vetëm një herë” para se t’i dërgoni dikujt diçka. Ata do të mund ta shikojnë ndërkohë që janë duke folur me ju, nëse zgjedhin të dalin nga biseda, do të marrin një mesazh që citon “Nëse largoheni nga chat-i, kjo media do të zhduket”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu