Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka përgënjeshtruar përmes një postimi në faqen e saj në Twitter, një lajm të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, duke e cilësuar si çorientues dhe të pavërtetë.

“Ambasadorja Kim: Qeveria po punon në emër të qytetarëve e jo interesave të ngushta, dua duartrokitje për ministren Gjonaj” ky është titulli i lajmit nga agjencia shtetërore telegrafike për të cilin reagoi drejtuesja e selisë diplomatike amerikane në Tiranë.

“Ky titull është çorientues dhe duhet të korrigjohet. Kjo nuk është ajo që thashë” shkruan Kim, ndërsa publikon edhe fjalën e saj të plotë gjatë aktivitetit një ditë më parë për të cilin ATSH spekuloi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu