Pas përfundimit të takimit me kreun e Partisë Lulzim Basha, ambasadorja Yuri Kim ka shkaktuar të qeshura tek gazetarët me mënyrën se si i është drejtuar kreut të opozitës. Ka qenë e qëllimshme në formë miqësore apo për shkak të shqiptimit kjo nuk dihet, por Kim e ka quajtur Bashën me emrin ‘Luli’.

Por kjo nuk mbaron me kaq, pasi të qeshurat mes gazetarëve dhe mimikën e Bashës e ka ndryshuar edhe përkthyeesja e cila e ka shqiptuar edhe ajo emrin e kryedemokratit njësoj si Kim, ‘Luli Basha’.

Nga ana e tij, Basha ka ruajtur seriozitetin por që duket në mimikë që e ka gjetur në befasi mënyra se si ia ka përmendur emrin diplomatja.

Pas takimit me kreun e Partisë Demokartike, Lulzim Basha, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se palët politike duhet të përfundojnë Reformën Zgjedhore me datën 31 maj.

Nga ana e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur pas takimit me ambasadoren e SHBA Yuri Kim ku tha se shpreh falenderimet e tij për mbështetjen e saj në procesin e reformave në vend.

Basha theksoi se PD është e angazhuar për të përfunduar reformën zgjedhore në afatin e përcaktuar që është 31 Maj, ndërsa vlerëson rëndësinë e saj për t’ju garantuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme larg përfshirjes së krimit dhe blerjes së votës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu