Papërgjegjshmëria i një të riu i mori jetën një efektivi policie.
Zbardh dinamikae aksidentit që u shënua mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku mbeti i vdekur Nuri Malaj.

56 –vjeçari pjesë e policisë së rendit në komisariatin e Vlorës rreth orës 21:45 doli nga shtëpia për të shkuar drejt komisariatit në punë për të marrë turnin.

Por pranë rrethrrotullimit të Nartës një makinë tip “BMW” e drejtuar nga A. Veliu 20-vjeç i preu rrugën duke e goditur. Përplasja ishte fatale për efektivin që ndërroi jetë në vend.

Makina tip “BMW” si pasojë e shpejtësisë me të cilën drejtuesi po lëvizte humbi kontrollonin dhe fillimisht u përplas me një shtyllë, ndërsa më pas kaloi në krahun tjetër të korsisë duke i prerë rrugën efektivit të policisë që po udhëtonte me “Benz”.

Polici humbi jetën në vend, ndërsa drejtuesi i “BMW” pësoi disa dëmtime të lehta dhe tashmë ndodhet në komisariat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu