Faqe me përmbajtje terroriste, site apo platforma të tjera komunikimi janë vënë në shënjestër të operacionit që Europol nisi këto ditë në Ballkanin Perendimor.

Janëe bllokuar 90 linqe shqiptare që prej kohësh ishin në monitorimin e njësisë anti terror pasi nëpërmjet lajmeve, videove apo mësimeve nxisnin dhunë.

I gjithë materiali i prodhuar dyshohet se vinte nga organizata terroriste e Al Kaedës, e ashtuquajtur “shteti islamik”dhe që më pas transkriptohej në gjuhën e vendit ku publikohej.

Krahas Shqipërisë, operacioni përfshiu vende si Bosnje- Hercegovinën, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia. Deri tani janë bllokuar 346 portale dhe 27 platformave elektronike që mbështesin xhihadin.

Ende nuk ka emra të faqeve dhe site-ve të bllokuara, por Europol pritet të bëjë publike rezultatet e operacionit në ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu