Zbardhen kërkesat e të burgosurve të cilët u futën në grevë urie në burgun e Peqinit. Në shkresën dërguar drejtorit të Burgut Kamber Hoxha ata paraqesin kërkesat të tre lloj karakteresh, legjislativ, ekonomik dhe administrativ.

Ata thotë se duan ndryshimi të burgimit të përjetshëm e cila sipas tyre duhet të bëhet me 20 vite burg, ndërsa kërkojnë që të dënuarit në burgun e Sigurisë së Lartë që kanë vuajtur më shumë se 2/3 të dënimit të dërgohen në një burg të zakonshëm.

Të burgosurit kërkojnë që të shtohen numrat celularë dhe minutat për të bërë më shumë telefonata, si dhe ofrimin e ushqimeve me të njëjtin çmim sa tregu.

Ndërkohë në karakterin administrativ, të burgosurit kërkojnë të hapen klasa mësimore, kalçeto dhe një ambient për tharjen e rrobave.

Shkresa e të burgosurve dërguar drejtorit të Burgut të Peqinit Kamber Hoxha

Nisur nga takimi zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Regjimit të Brendshëm me të dënuarit e sigurisë së Lartë, Godina B, ku u zgjodhën nga dy të dënuar si përfaqësuesi e zgjedhur nga ana e tyre ju informojmë lidhur me pretendimet e tyre për refuzimin e ushqimit dhe ajrimit.

Kërkesat e tyre janë të tre lloj karaktereve

Karakteri legjislativ

Ndryshimi i burgimit të përjetshëm dhe përcaktimi deri në 20 vite burgim

Njohja e vuajtjes së dënimit për lirim me kush nga 3/4 në 3/5 të dënimit të vuajtur

Ndryshimi i sigurisë së burgut nga siguri e lartë në të zakonshëm që kanë plotësuar 2/3 të dnëmit

Amnisti e përgjithshme

Karakteri ekonomik

Çështja e ushqimit në institucion, cilësia dhe sasia

Çështja e kartave të telefonit me kompaninë Mobitel dhe shtimi i numrave për të bërë sa më shumë telefonata dhe për më shumë minuta në përmbajtjen e kartave telefonike nga kompania

Në lidhje me listën e Çmimeve të njësisë tregtare të IEVP-së të jenë të njëjtat me çmimin e tregut pasi kanë diferencë, p.sh kafja ekpress në njësinë tregtare është më e shtrenjtë se çmimi i tregut

Karakteri administrativ

Të hiqet regjimi i mbikëqyrjes së veçantë për të dënuarit që kapen me celularë

Në lidhje me propozimin në gjykatë me objekt Ulje dënimi nga Komisioni i Vlerësimit të IEVP-së mos të shkohet në rrëzim për pjesën e pranimit apo jo të veprës penale

Në lidhje me punësimin e të burgosurve pretendojnë që të punësohet në kuzhinë dhe myslimanë dhe të krishterë

Në lidhje me ndriçimin për fikjen e dritave në dhoma natën

Të hapen klasat për karakter edukativ

Të hapet kalçeto

Të krijohet një ambient për tharjen e rrobave

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu