Një ngjarje tragjike është regjistruar në Bulqizë, konkretisht në malin e Balgjajt. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një 50-vjeçar me profesion minator ka humbur jetën, teksa ka qenë duke prerë drurët e dimrit. Sipas informacioneve për mediat, Turja ka qenë duke prerë lëndë drusore dhe gjatë prerjes është goditur nga trupat duke humbur jetën. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa rreth orës 16-30, Turja është dërguar i pajetë në Spitalin e Burrelit.

Njoftimi i policise:

Rreth orës 16-30, është dërguar pa shenja jete në spitalin e Klosit, shtetasi I. T., rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë , i cili sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë duke prerë lëndë drusore në malin e Balgjajt dhe është goditur nga trupat, gjatë prerjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu