Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Elbasan.
Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në këtë qytet duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Sipas të dhënave dinamika e ngjarjes ka qenë e tillë: 34 vjeçari ka përplasur më parë një automjet sapo ka kaluar kryqëzimin e Dinamos në afërsi të Poliklinikës së Specialiteteve, dhe nuk ka ndaluar por i është drejtuar derës së komisariatit dhe drejtorisë së policisë duke përplasur mjetin e tij edhe pse punonjësi i ka bërë thirrje që ai të ndalojë.
Nga pamjet shihet se si mjeti ka dëmtuar portën kryesore.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht policia deklaron se ky shtetas ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu