Mbrëmjen e djeshme iu vendos eksploziv një pallati në ndërtim në Lezhë, rreth orës 20:45 në rrugën e Shëngjinit. Pallati ndodhet në zonën e “Ranës së Hedhun”. Pronari i pallatit në ndërtim është Liman Gjoka, biznesmen nga Tirana.

Dëmet nuk janë të mëdha, por mesazhi për pronarin është i qartë. Policia njofton se ka shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Pista e parë ku po hetohet është ndonjë konflikt i mundshëm i pronarit të objektit, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë objektit në ndërtim që ishte shënjestër për të shkuar në gjurmët e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu