Kjo ësht Anxhela Çapo , 25-vjeçe që ndërroi jetë sot në Vlorë pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga në aksin Vlorë-Fier dhe përfundoi në kanal.

Burime bëjnë me dije se automjeti është rrotulluar disa herë dhe për pasojë trupi i vajzës ka dalë nga makina disa metra larg saj. E plagosur nga ky aksident, ka mbetur pasagjerja Silvi Muha, 22 vjeçe. Ajo është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.

Polici po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa nga verifikimet paraprake rezulton që shkak të jetë bërë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu