Partia Demokratike ka ndezur motorët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pak ditë më parë kryesia e PD-së miratoi udhëzimin që i hap rrugë procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet nga anëtarësia.

Procesi përbëhet nga katër faza dhe me miratimin e tij, PD thotë se ka hapur “de facto” fushatën elektorale. Udhëzimi parashikon ngritjen e një komisioni të vlerësimit të kandidaturave, që do të drejtohet nga Genc Ruli.

Ndërkohë në qytetin e Elbasanit, ku ndahen 14 mandate deputetësh, është zbardhure dhe lista me kandidatët për deputetë, të cilët janë propozuar nga struktura e Partisë Demokratike në këtë qytet.

Në listën prej 26 personash mbeten ish-deputetë Luciano Boci, Endri Hasa, Aurel Bylykbashi.

Po ashtu PD ka zgjedhur edhe figura me integritet akademik, siç janë Gent Shabanaj, mjek; Lorenc Hastopalli – jurist; Zamir Muzhaqi – ish sekretar i pergjithshem i Prefektures; Edmond Bicoku – pedagog fizkulture; Shefqet Deliallisi – ish prefekt; Vangjel Kallajxhiu – jurist; Viktor Bello – ish drejtor Ujesjelles; Elior Vila – pedagog, Dr Informatike; Evald Serreqi – pedagog; Taulant Zeneli – ish drejtor Bashkia Tirane; Qani Xhafa – ish kryetar komune; Durim Cekrezi – ish kryetar komune;

Ndërkohë në listë për deputetë nuk kanë munguar edhe figurat femërore të cilat janë, Zheni Gjergji – mjeke; Nada Krypa – pedagoge Manaxhimi; Sonila Daiu – pedagoge Anglishteje; Eliona Gremi – pedagoge Finance; Mimoza Hasekiu – ish prefekte; Mirela Karabina – aktiviste; Etleva Haxhihyseni – pedagoge; Elsa Gega – pedagoge Marketingu; Majlinda Kaculi – ish anëtare keshilli bashkiak.

Identifikimi i kandidatëve duhet të mbyllet brenda 31 korrikut, ndërsa faza e dytë, ajo e seleksionimit duhet të përfundojë më 15 shtator, për t’i lënë kohë anëtarësisë së PD-së që të shprehet me votë mbi kandidatët deri më 30 shtator.

ELBASAN
Luçiano Boçi
Endri Hasa
Edmond Spaho
Fitim Zekthi
Ardjan Turku
Mimoza Hasekiu
Zheni Gjergji
Sonila Daiu
Eugen Isai (Për kryebashkiak)
Aurel Bylykbashi (Për kryebashkiak)
Edmond Biçoku
Nada Krypa
Taulant Zeneli
Mimoza Hasakeiu
Mirela Karabina
Armando Kllogjeri
Dritan Cani (Për kryetar bashkie Belsh)
Juela Hamati
Erlind Gurra