Epidemiologu britanik Tim Spector ka paralajmëruar për një simptomë të re të koronavirusit, që deri tani nuk ka rënë në syrin e ekspertëve. Bëhet fjalë për “gjuhën Covid”, siç e ka përcaktuar ai.

“Nëse ke ndonjë simptomë të çuditshme ose edhe dhembje koke apo lodhje, qëndro në shtëpi”, tha Spector.

Eksperti e ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto të një rasti “gjuhe Covid”, ku shihet një gjuhë e njollosur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja e fytit. Por, tani, sipas ekspertëve britanikë, “gjuha Covid” po vihet re gjithmonë e më shpesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu