Policia greke pasi parandaloi arratisjen nga burgu i Korfuzit të 9 shqiptarëve në fillim të muajit shtator ka zbuluar edhe planin e tyre për të dalë nga qelia, që nuk u realizua, pasi autoritetet e vendit fqinj ndërhynë falë informacioneve që kishin brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët kishin arritur që të fusnin në qelitë ku po vuanin dënimin armë zjarri, por edhe sende të tjera me qëllim që t’i përdornin për t’u arratisur. Plani i shqiptarëve ishte konkret; të merrnin peng drejtorin e burgut dhe prokurorin për të dalë më pas nga qelia.

Po më pas? Plani ishte i mirë menduar, po sipas medieve greke, pasi shqiptarët kishin planifikuar që nga Korfuzi të arratiseshin me skaf në drejtim të Shqipërisë për t’u zhdukur. Megjithatë skenari mbeti në letër, pasi u zbuluan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu