Një zjarr ka rënë mbrëmjen e kaluar në këmbanoren e Kishës Ortodokse të Shën Kollit në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Zjarri është konstatuar nga një banor i zonës i cili ka njoftuar policinë. Më pas është bërë njoftimi i drejtuesve të kishës për të bërë të mundur hapjen e derës për të parë nëse zjarri ka shkaktuar dëme në sallën ku qëndrojnë besimtarët.

Sipas dyshimeve paraprake, zjarri mund të jetë shkaktuar në katin e parë dhe ka arritur me shpejtësi në pikën ku ndodhet këmbanorja. Kjo pasi në brendësi të kishës ka disa shkallë druri që shërbejnë për t’u ngjitur lart.

Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të plota të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu