Funari është një fshat i vogël në afërsi të qytetit të Elbasanit dhe dallohet për natyrën e bukur.

Por nuk është vetëm natyra e bukur dhe ajri i pastër që e bëjnë atë të veçantë, pasi një vlerë tjetër e shtuar është dhe mikpritja e banorëve.

Megjithë këto vlera, interesi nga ana e shtetit për të ka qenë mjaft i ulët dhe infrastruktura rrugore mungon.

Kjo ka çuar në shumë vështirësi për banorët të cilët merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori.

Gjithsesi duhet shtuar se me pak punë, fshati mund të kthehet në një destinacion të preferuar për turistët.

Ka nga ata që e quajnë edhe ‘Zvicër e vogël’ për shkak të ngjashmërisë me natyrën zvicerane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu